


Nuk flasim me supozime – kemi trajnuar mbi 300 tregtarë fitimtarë që sot veprojnë në tregjet financiare.
Metodat tona janë ndërtuar mbi analizë reale dhe testime të automatizuara me algoritme profesinale.
E dimë çfarë funksionon sepse kemi parë gjithçka: humbje, pasiguri, stres – dhe e kemi kthyer këtë përvojë në një sistem të thjeshtë dhe të efektshëm.
Thjesht ndjek sistemin që kemi krijuar dhe bëhu tregtar i pavarur dhe fitimprurës.
Nuk është kursi klasik me premtime boshe.
Kapitulli 1
Bazat që çdo tregtar duhet të dijë
Fillon nga zero? Kjo pjesë të jep themelin që të duhet për të hyrë në treg.
Si funksionon një platformë tregtie
Çfarë është një broker dhe si ta zgjedhësh
Si të vendosësh porositë e para me siguri
Ky kapitull eliminon konfuzionin dhe të jep qartësi që nga hapi i parë.
Kapitulli 2
Tregtia sistematike & automatizimi
Zbulo si funksionon tregtia me algoritme – pa emocione, vetëm rregulla.
Çfarë janë robotët tregtarë dhe si marrin vendime
Si ndërtohet një strategji automatike
Si ta lexosh, testosh dhe vlerësosh një sistem
Në fund, do të kuptosh si të dallosh një strategji fituese nga një e rrezikshme.
Kapitulli 3
Mëso si lëviz tregu & si reagojnë asetet
Mëso gjithçka që të duhet mbi lëvizjen e marketit dhe asetet financiare që do të tregtosh.
Kupto sinjalet ("trigger"-at) që aktivizojnë tregtitë automatike
Zbulo si sillen asetet, kur janë më aktive dhe çfarë i ndikon
Përdor modelet grafike për të shmangur lëvizjet e rrezikshme
Ky kapitull të jep qartësi për të kuptuar tregun pa analizë të lodhshme.
Kapitulli 4
Si të ndërtosh robotin tënd tregtar nga zero
Hapi ku fillon kodimi real dhe krijimi i strategjive automatike.
Mëso gjuhën e programimit të përdorur në botët tregtarë
Kupto sintaksën dhe logjikën pas çdo kodi
Ndërto robotin tënd nga e para, me shembuj praktikë
Ky kapitull të jep aftësinë për të krijuar strategji unike, të personalizuara.
Kapitulli 5
Metoda ekskluzive e Market Nerd
Zbulo strategjinë që ka transformuar qindra tregtarë.
Mëso si të ndërtosh strategji nga zero me robotët tanë gati për përdorim
Përshtat algoritmat me stilin tënd personal
Testo dhe përmirëso sistemin tënd në mënyrë të vazhdueshme
Në fund të këtij kapitulli, do të zotërosh metodën dhe do të jesh gati të tregtosh si profesionist.
Kapitulli 6
Gabimet Kritike në Sistemet Tregtare & Si t’i Shmangësh Ato
Në këtë kapitull do të thellohemi në rreziqet teknike dhe praktike që lidhen me përdorimin e sistemeve të automatizuara. Do të mësosh:
Si ndryshojnë raportet gjatë kohës dhe çfarë domethënie kanë për strategjinë tënde
Kur duhet të dilni nga një tregti bazuar në kohë, jo vetëm në çmim
Cilat janë gabimet më të zakonshme në ndërtimin e sistemeve dhe si t’i shmangësh
Ky kapitull është një guidë mbijetese për çdo tregtar algoritmik – nëse nuk e zotëron këtë pjesë, çdo strategji, sado e mirë, rrezikon të dështojë.
Kapitulli 7
Si të tregtosh me robotë në një Prop Firm
Zbulo si të përdorësh strategjitë e tua automatike në një ambient profesional dhe të monitoruar.
Kupto si funksionojnë prop firms dhe si të aplikosh me strategji të gatshme
Mëso si të përdorësh robotët për të kaluar testet dhe për të tregtuar live
Zbulo cilat janë rregullat, kufizimet dhe pritshmëritë që duhet të përmbushësh
Ky kapitull të përgatit për sfidat reale të tregut – aty ku testohen aftësitë e vërteta të një tregtari sistematik.
Kapitulli 8
Diversifikimi i Portofolit & Disiplina Emocionale
Mëso si të ndërtosh një portofol të balancuar strategjish, për të minimizuar rrezikun dhe për të ruajtur performancën në kohë.
Ky kapitull mbulon:
Si të shpërndash rrezikun në strategji të ndryshme
Si të kontrollosh emocionet dhe të ruash disiplinën në vendimmarrje
Si të krijosh qëndrueshmëri psikologjike gjatë luhatjeve të tregut
Një strukturë e larmishme e strategjive dhe një mentalitet i ftohtë janë çelësi për sukses afatgjatë në tregjet financiare.
Është një metodë shkencore, 100% e matshme dhe e përshtatshme për situata të ndryshme në treg.
Të lejon të studiosh dhe të tregtosh në mënyrë objektive, pa lënë vend për hamendësime.
Mund të mësohet, të studiohet dhe të ripërsëritet.
E vetmja qasje që garanton menaxhim efikas të kapitaleve të larta është ajo që mbështetet në statistika dhe analiza të sakta.

Innovation
Fresh, creative solutions.

Integrity
Honesty and transparency.

Excellence
Top-notch services.

Copyright 2026. Market Nerd. All Rights Reserved. Built and managed by Specialisti.al